Celebrities Gossip Showbiz

“Ishte shumë i ëmbël”, Tea në një lidhje të re dashurie!

Tea që prej ndarjes nga Bearti ka treguar se po shijonte jetën e saj dhe se nuk kishte asgjë serioze në jetën e saj private. Megjithatë, jo vetëm ne por ish- konkurrentja e “Për’Puthen” është ndjerë edhe vetë e surprizuar, pasi një djalë ka arritur t’i tërheqë vëmendjen.

E ftuar së fundmi në një intervistë, Tea ka treguar se si është njohur me djalin që ka në krahë dhe na ka zbuluar disa gjëra më shumë rreth tij.

Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky. Ishte shumë i ëmbël.

Ndërkohë, kujtojmë se Tea dhe Bearti u lidhën së bashku në programin “Për’Puthen’. Edhe pse dyshja nuk dolën bashkë, pasi Bearti u largua i pari nga emisioni dhe më pas ish-konkurrentja trilloi një lidhje dashurie me Andi Shehin. Kur e vërteta doli në shesh, Tea dhe Beart nuk e kishin problem të tregonin dashurinë e tyre për njëri-tjerin në rrjete sociale.

Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë, pasi pas një udhëtimi së bashku në Turqi për ditëlindjen e Teas, gjithçka mori fund. Dyshja jo vetë u ndanë, por nuk reshtnin dhe me deklarata thumbuese në rrjete sociale për njëri-tjetrin.

Tanimë, duket se të dy vazhdojnë jetët e tyre personale, pasi edhe Bearti këto kohë po përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Enca Haxhia, i cili gjithashtu ishte modeli në klipin e saj më të fundit, duke na treguar kështu shumë skena erotike mes tyre.