A Live Night Celebrities Music Showbiz

“Ishte surpriza më e bukur në jetë!” Xhensila Myrtezaj shprehet për vogëlushen e saj, Ajkën, në “A Live Night”!

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. Jo vetëm për muzikën, por artistja na ka folur edhe për jetën e saj personale, teksa veç Besit, Xhensila ka folur për njeriun më të shtrenjtë të jetës së saj pikërisht Ajkën.

Kishim muaj në fakt që e kërkonim që të kishim një fëmijë. Dhe ndodhi dy muaj pas dasmës. Ishte surpriza më e bukur në jetë. Ai moment ka qenë një nga momentet më të ëmbla në jetën time, edhe pse kisha shumë pikëpyetje në kokën time. Që të dy kishim frikërat tona. Por që mezi e prisnim një fëmijë dhe kjo gjë e bëri shumë më të lehtë pritjen e ëmbël. Ishtë një shtatzani shumë e qetë, shumë e lumtur. Lajmi më i bukur ishte kur mësova se do bëhesha nënë e një vajze. Momenti më i bukur i jetës ka qenë momenti i lindjes së vajzës. Ende tani e kam atë ngrohtësi kur ma sollën tek faqja. Ishte momenti më i bukur në jetë. Ishte një miks ndjesish. Ndjeja dhembshuri, dashuri, frikë, e shikoja të vogël, të brishtë. Momentin e parë vetëm lutesha…

Mund të them jeta ime ka ndryshuar shumë. Ka qenë një rilindje, një pastrim shpirti. Aty ti kupton se çfarë ka rëndësi në jetë, aty ti kanalizohesh edhe tek qëllimet e tua, edhe te koha që ti ke sa e vlefshme është dhe sa shumë duhet ta menaxhosh. Këtë gjë ma ka mësuar vetëm Ajka. Jam bërë shumë e fortë, në të njejtën kohë më është shtuar edhe më shumë dhembshuria. Ardhja në jetë e një fëmijë është kanalizmi i duhur për të vazhduar jetën në rrugën e duhur. Unë si mami jam plot frikëra. Sa herë që diskutojmë edhe me Besin, për çdo gjë mendoja se mund ta bëja edhe më mirë. Ti do të jesh çdo herë edhe më mirë, krijesës tënde t’i plotësosh gjithçka.

Unë mundohem që të rris një fëmijë të lumtur, t’ia mbushim kohën me praninë tonë bashkë me Besin. Ajka tani ka filluar pianon, kërcimin, notin. Puna e mëmësisë është e rëndësishme, por duhet edhe babi që ta ndihmojë mamin patjetër. Përpiqemi që të dy të jemi prindër të mirë. Për mua ka rëndësi që Ajka të jetë e lumtur në jetë.