Celebrities Film & Tv

“Ishte surreale…”/Aktori i filmit “Rust” jep versionin e tij të ngjarjes që tronditi botën e kinematografisë!

Aktori Ian A.Hudson i cili ka luajtur në filmin “Rust” së fundmi ka folur në lidhje me përvojën e tij në xhirimet që përfunduan fatale për drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins. Në një intervistë me ‘TMZ’, Ian, i cili luan një person që thyen ligjin në film, e përshkroi xhirimin e një skene si “kërcënues për jetën” për shkak të përdorimit të pistoletave dhe pushkëve të vërteta në xhirime.

Hudson tha se i gjithë ekipi i kamerës mbroheshin nga mburoja gjatë xhirimeve të skenave.

Kjo më bëri të dyshoja se isha para kamerës dhe mes gjithë atij zjarri. Kur u lëshuan fishekët, kur ata qëlluan mbi mua në fakt ndjeva se mbetjet më goditnin fytyrën dhe trupin tim dhe mund të ndjeja erën që lëshohej nga pushka. Ishte e rëndë, ishte e fortë… ishte kërcënuese për jetën. Ndihej shumë surreale. Unë flisja me kolegët e mi të kastit dhe të gjithë ramë dakord se sa intensive ishte dhe sa e frikshme dhe reale ishte ajo.

Kujtojmë që autoritetet në New Mexico po hetojnë aktualisht vdekjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, e cila ndërroi jetë pasi u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos. Aktori i njohur Alec Baldwin, qëlloi me një armë skenike ndërsa po bënte prova në xhirimet e filmit “Rust”, duke lënë të vdekur Hutchins dhe të plagosur regjisorin Joel Souza.

Baldwin vuri në dukje se ai po bashkëpunonte plotësisht me policinë, megjithatë ekspertët që atëherë kanë vlerësuar mundësinë nëse 63-vjeçari do të përballet me burg. Sipas tyre, nuk ka gjasa, por nuk është krejtësisht e pamundur, që aktori të përballet me ndonjë akuzë ligjore.

Bashkëshortja e Alec, Hilaria ka thyer heshtjen në lidhje me të shtënat aksidentale të drejtores së fotografisë, në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i saj. Hilaria bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehu ngushëllimet për Hutchins. Rikujtojmë ndërkaq se filmi “Rust” ka ndaluar xhirimet pas kësaj ngjarjeje të rëndë dhe nuk dihet se kur do të nisin përsëri.