Celebrities Showbiz

Isli Islami dhe primabalerina Ledia Sulaj gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Duket se ditën e sotme faqja zyrtare e DWTS në Instagram po zbulon pak nga pak të gjithë çiftet skenike, vetëm pak ditë para nisjes së show-t më magjik të kërcimit në vend.

Ai është moderatori Isli Islami. Isli lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona. Lajmi që ai do t’i bashkohej kastit të #DWTS u bë shumë shpejt viral dhe të gjithë kishin vetëm një pyetje. Kush do të jetë partnerja skenike e Isli Islamit?!

10 vite primabalerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit, a do të arrijë Ledia që ta shndërrojë Islin në një primo balerin? Ky është qëllimi i të dyve, ndaj, po bëjnë prova, shumë prova dhe ne i urojmë suksese çiftit më të ri të “Dancing with the Stars”!