Aktualitet Live From Tirana

Isli Islami emocionon me fjalët dedikuar mikes së tij të ndjerë, Hueyda El Saied!

Sot, i ftuar në emisionin “Live from Tirana” për të folur në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të artistes së njohur, Hueyda El Saied ishte në një lidhje telefonike moderatori i njohur Isli Islami. Hueyda El Saied, vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Isli ishte miku i Hueydas prej disa vitesh dhe nuk ngurroi të thonte disa fjalë zemre:

Ne e morëm vesh lajmin që në mëngjes, na i trazoi mëngjesin, ditën është pak të thuash. Unë nuk jam shumë i mirë kur vjen momenti për t’u shprehur sidomos për një rast të tillë dhe është shokues. Kishte kohë që nuk e takoja fare sepse jeton jashtë, shto dhe faktin e mallit dhe vjen ky lajm. Ne ishim në transmetim, shprehëm ngushëllimin dhe të krijon një ndjesi të çuditshme që në mëngjes dhe nuk di çfarë të thuash. Një gjë është e sigurt që të gjithë e donin Hueydën, buzëqeshja e saj ishte ngjitëse.

Kam pasur fatin ta njoh nga afër, në vitin 2015, aty ka qenë njohja tamam dhe aty lindi miqësia. Me trishtim dhe gjendje shoku gjej rastin t’i përcjell ngushëllime njerëzve që e takuan nga afër dhe e deshën shumë ashtu siç ajo i donte miqtë e shokët e saj. Ngjarje të tilla dhe largime nga jeta në moshë të re janë të dhimbshme. Dita e sotme është një ditë që ka ngarkesë emocionale të lartë.

Kontakti i parë me Hueydën ka qenë kur sapo kishin nisur përgatitjet e programit, unë isha më pak i njohur në atë kohë dhe në kishte person televiziv më të rëndësishëm ishte Hueyda. Më tha:”Ti je Isli që punon tek lajmet? Unë kam dëgjuar për ty nga miqtë.” Ishte e pamundur të mos ta doje këtë njeri dhe të mos prekeshe nga ajo buzëqeshja diellore. Ishte e pamundur ta dëgjoje të ankohej ndonjëherë dhe vetëm bënte gjëra të bukura.

I buzëqeshte shpirti, sigurisht unë nuk jam në brendësi të ngjarjes por, deri ditët e fundit ka dhënë një mesazh të mirë edhe në momentet më të vështira që nuk e humbi buzëqeshjen. Qoftë me mënyrën se si i përballonte gjërat, jepte një mesazh të mirë për këdo që e shihte. Na mungon një njeri i mirë për ne që patëm mundësi ta njihnim. Zoti e mbajti pranë vetes dhe ngushëllime miqve dhe familjarëve. Unë e di që sot vuajnë shumë njerëz por kur e ndan me të tjerët ndoshta lehtësohet.