Celebrities Gossip Pardon My French

Isli Islami: “Festivali i Këngës këtë vit është konceptuar shumë ndryshe!”

“Pardon My French” edhe këtë herë erdhi shumë ndryshe! Pyetjet “pikante” të këtij emisioni këtë javë i bëri gazetarja e njohur, Elona Duro. Në pjesë e parë të ftuar në studio ishin Xhemi Shehu dhe Isli Islami, të cilët zbuluan pak më shumë rreth pjesëmarrjes së tyre si prezantues në Festivalin e Këngës që do të zhvillohet këtë vit.

Isli rrëfeu pak nga momenti ku i erdhi ftesa dhe si ishte reagimi i tij. Prezantuesi zbuloi se si arriti të bëhet bashkëprezantues në FIK.

Ftesa nuk ka qenë as mesazh, as pëllumb nga Arditi. Më ka ardhur ftesa goxha herët. Është një lloj procesi që zgjat. U mendova shumë pak, jo se nuk doja. Jam rritur me Festivalin, e vlerësoj si institucion muzikor. Dëshira ishte aty. Më shumë për të kuptuar si ishte konceptuar. Për evente kaq të rëndësishme duhet të mendosh ftohtë. Dëshira ka qenë para ftesës. 

Isli gjithashtu na zbuloi pak se si është konceptuar ky vit i Festivalit, teksa ai u shpreh se do të jetë më ndryshe se herët e tjera.

Nata e parë është konceptuar totalisht ndryshe, thënë kjo nata e dytë do jetë akoma më ndryshe. Bëhet çdo vit, por çdo vit duhet të ketë diçka ndryshe.

Prezantuesi, gjithashtu u shpreh se sa i emocionuar ndihet për këtë eksperiencë.

Do ngjitem në skenën e Pallatit të Kongreseve me dëshirën për të bërë diçka të mirë. Do bëhem emocional me një falenderim për Zotin që e bëra me hapa të vegjël dhe të ngjitesh në skenën e Pallatit të Kongreseve… 

Në formë humori, e pyetur nga prezantuesja Elona Duro, Isli zbuloi tre gjërat që njerëzit (nuk) dinë për të:

Vdes për pilaf dhe kofshë pule. Nuk ka bërë asgjë në fytyrë. Kërcen shumë bukur, është super balerinë.