Bota Tech

Italia bllokon aksesin e TikTok-ut!

Deri më 15 shkurt, Italia bllokon aksesin e TikTok-ut për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk është e qartë. Masa e marrë me urgjencë pason vdekjen e një fëmije nga mbytja. Një vajzë 10-vjeçe nga Palermo, mori pjesë në një sfidë në rrjetin social kinez, të njohur si “Loja e shamisë”.

Tashmë, me vendim të autoriteteve italiane, përkohësisht TikTOK-u ndalohet të shfrytëzojë të dhënat e përdoruesve, mosha e të cilëve nuk është përcaktuar me siguri absolute”.