Sport

Italia është vend favorit për të organizuar EURO 2032

Italia është vend favorit për të organizuar EURO 2032. Kështu ka bërë të ditur sot kryetar i Federatës Italiane të futbollit Gabriel Gravina. Ai ka thënë se Italia është në pozicion shumë të mirë për të organizuar Kampionatin Evropian në vitin 2032.

Italia herën e fundit e kishte organizuar të madh futbolli në vitin 1990, ndërsa kishte disa ndeshje të zhvilluara të Euro 2020, duke përfshirë atë hapëse, në Romë.

Por Gravina tha se Italia dëshiron të presë vitin 2032 dhe mendon se është e pozicionuar mirë për ta bërë këtë, shkruan Football – Italia

Ai tha se janë në garë me Turqinë për ta fituar organizimin.

“Jemi ne dhe Turqia për vitin 2032. Jemi të pozicionuar mirë. Italia më në fund beson se mund ta bëjë këtë.”

Gjermania do të jetë mikpritëse e Euro 2024 ndërsa Britania e Madhe dhe Irlanda janë rivale të Turqisë për Euro 2028.