Bota

Italia pritet të rikthejë karantinën në zonat më të prekura nga Covid-19

Italia pritet të njoftojë nesër masa të reja shtrënguese për kufizimin e koronavirusit. Vendimi vjen pas raportimit të mbi 30 mijë rasteve nga vendi ynë fqinj në fundjavë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se duhet vepruar me shpejtësi përballë përkeqësimit të shifrave të të infektuarëve.

Ekspertët e shëndetit në Itali pohojnë se mes masave të reja janë rikthimi i karantinës në zonat ku virulenca është më e lartë dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve. Aktualisht vendi ka në fuqi orën policore ku prej 18:00 mbyllen baret e restorantet dhe për pasojë pakësohet lëvizja e njerëzve.

Ndërkaq në të gjithë botën sipas Universitetit “John Hopkins” janë mbi 46 milionë të prekur nga Sars-Cov2 dhe gati 1.2 milionë viktima.