Bota

Italia voton! Pjesëmarrja deri në orën 19:00: 51,25%!

Në zgjedhjet e përgjithshme në Itali deri në orën 19:00 kanë votuar 51,25% e atyre që kanë të drejtë vote, kur të dhënat kanë të bëjnë me rreth gjysmën e bashkive (për 6716 nga 7904 subjekte). Në raundin e mëparshëm elektoral të 2018-ës në të njëjtën kohë kishin shkuar në votime 59,25% e votuesve për Dhomën e Përfaqësuesve.

Votimet kanë nisur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të vijojnë deri në orën 23:00.

Pjesëmarrja e këtij viti ishte 0.2% më e ulët se e zgjedhjeve të vitit 2018. Po ashtu, pjesëmarrja më e madhe e regjistruar është në rajonet qendrore dhe veriore në krahasim me ato të jugut, një element i ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme. Në disa zona, pjesëmarrja ka pësuar rritje, 1.3% në Lombardi, 2.8% më shumë në Milano, ndërsa në rajonet jugore rënia ka qenë e ndjeshme.

Në Molise, numri i votuesve ka rënë me 4.9%, Campania me 4.5% dhe Sardenja me 3%.