Bota Botë e Çuditshme Gossip

Iu injektuan hormone femërore për të ‘frenuar’ epshin e tij/Plas skandali me ish-mbretin spanjoll!

Ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos I iu injektuan hormone femërore pasi dëshira e tij seksuale e shfrenuar ishte një rrezik për shtetin. Këtë ka pohuar ish-shefi i policisë së vendit. Ish-shefi i policisë José Manuel Villarejo, i cili është në gjyq për shantazh dhe korrupsion, pretendoi se ish-kreut të shtetit iu injektuan hormone femërore, nga shërbimi sekret spanjoll, për të ‘frenuar epshin e tij’.

Ai tha në një seancë parlamentare se ishte “problem për shtetin që ai ishte një person me epsh kaq të zjarrtë”. Villarejo pretendoi se ish-shefi i Qendrës Kombëtare të Inteligjencës (CNI) dhe aleati i ngushtë i ish-monarkut, Félix Sanz Roldán, qëndronte pas idesë së supozuar.

Por Roldán mohoi se ai kishte luajtur ndonjë rol në administrimin e hormoneve, duke thënë se ai kishte mësuar për këtë vetëm kur ish zonja e Juan Carlos, Corinna zu Sayn-Wittgenstein, i kishte thënë atij. Ish-shefi i shërbimit sekret Villarejo pretendoi se raportet mjekësore treguan se kishte gjurmë të “frenuesve të testosteronit”.

Ish-mbreti Juan Carlos po përballet me dy hetime të tjera penale të veçanta në Spanjë por ai u largua nga vendi pasi u përfshi në skandale të shumta korrupsioni. Ai është përballur me kritika në rritje si nga fundi i mbretërimit të tij ashtu edhe në rolin e tij si ish-mbret. Akuzat tronditëse në lidhje me libidon e Juan Carlos vijnë gjatë gjyqit të Villarejos që filloi këtë muaj.