Bota

Izmiri në luftë me kohën, rëndohet bilanci i viktimave, por ka të mbijetur nën rrënoja

Rëndohet bilanci i viktimave në Izmir qyteti i tretë turk më i populluar, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter që goditi Turqinë dy ditë më parë. Deri tani zyrtarisht janë 49 persona të nxjerrë të pajetë nga rrënojat, ndërsa mbi 900 janë të plagosurit.
Ekipet turke të shpëtimit po vijojnë kërkimet në 9 ndërtesa.

Në zonën e tërmetit, janë ngritur me emergjence 3 mijë e 66 çadra si edhe 34 stacione bazë lëvizëse. Gjithashtu janë dërguar qindra shtretër dhe janë shpërndarë mijëra batanije. Në dispozicion të personave të mbetur pa shtëpi janë vënë 5 kuzhina lëvizëse, 5 automjete hotelierike, 2 automjete të lëvizshme të shërbimit social dhe 164 mijë e 938 pajisje të ndryshme.

Në Izmir tërmeti i parë u pasua me 35 paslëkundje me intensitet më të lartë se 4 ballë të shkallës “Merkal”, njësi matëse që përcakton dhe forcën goditëse të valës zismike. Ndërkaq në total pati gjithsej rreth 500 paslëkundje.