Bota

Izolimi për shkak të masave anti-covid/ Mijëra njerëz mbushin rrugët e Holandës dhe Austrisë

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin qendror holandez të Utrecht të shtunën për të protestuar kundër kufizimeve të reja të koronavirusit që hynë në fuqi fundjavën e kaluar.

Protestuesit ecën nëpër rrugët e qytetit duke mbajtur pankarta që shkruanin “Liria Mjekësore Tani!” dhe duke valëvitur flamujt holandez. Një prani e fortë e policisë ishte e dukshme përgjatë rrugës së marshimit.

Është demonstrata e parë e madhe në Holandë kundër masave, të cilat përfshijnë mbylljen e bareve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve gjatë natës për të frenuar një valë rekord të rasteve me Covid-19 që po kërcënon të pushtojë sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.

Vjenë, mijëra vetë protestojnë kundër masave bllokuese

Mijëra vetë protestuan në Vjenë të shtunën kundër kufizimeve për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

Përballë rritjes së infeksioneve ditore, muajin e kaluar, Austria u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi masat e bllokimit. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se do ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin duke filluar nga muaji shkurt.

Protestuesit mbanin pankarte ku shkruhej: “Unë vendos vetë”, “Ta bëjmë Austrinë të madhërishme sërish” e “Zgjedhje të reja”, një shenjë e problemeve politike në këtë vend, i cili brenda dy muajsh, ka patur tre kancelarë.

Rreth 1200 oficerë policie monitoruan protestën. Policia tha se do t’u kujtonte marshuesve të mbanin maska dhe se do të ngrinin akuza ndaj atyre që nuk do ta bënin një gjë të tillë.

Këtë javë një komision parlamentar miratoi dyfishimin e kohëzgjatjes së masave kufizuese, në 20 ditë, për të cilën qeveria ka thënë se do të jetë afati maksimal.

Austria, një vend me 8.9 milionë banorë, ka raportuar rreth 1.2 milionë raste me koronavirusit dhe më shumë se 12,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Rastet e infeksioneve të reja kanë rënë që nga fillimi i bllokimit.