Celebrities Music Showbiz

J.Lo publikon këngën e saj më të re!

Jennifer Lopez është gati të falë dashuri në videoklipin e saj më të ri. Këngëtarja bukuroshe së fundmi ka publikuar videon e plotë për këngën e saj më të re, “On My Way”, e cila shfaqet në filmin e saj të ardhshëm, “Marry Me”.

Lopez interpreton baladën e saj romantike në klipin tre minuta e gjysmë të drejtuar nga Santiago Salviche. Ajo e fillon videon duke qëndruar në një skenë të errët, por ndërsa sfondi ndriçohet ngadalë, Lopez ecën përpara për t’u ulur në një karrige të kuqe, ndërsa pas saj shfaqet një projeksion i një orkestre.

Në videoklipin e saj një vëmendje të madhe kanë marrë edhe veshjet e saj ku njëri fustan është i Iris Van Harpen dhe tjetri është një kostum nga marka e njohur prestigjoze ‘Versace’

Ylli i popit publikoi “On My Way” në muajin nëntor, pak kohë pasi ajo performoi këngën e saj të re për herë të parë në ‘Global Citizen Live’ në muajin shtator.

Kjo këngë ka të bëjë me harrimin e gabimeve të vjetra dhe gjetjen e fatit tuaj.

Tashmë J.Lo ka vendosur që të shkëlqejë përsëri jo vetë në fushën e muzikës por edhe në fushën e kinematografisë. “Marry Me”është filmi më i ri për të cilin ajo regjistroi edhe këngën “On My Way”.

Aktorja luan rolin e këngëtares Kat Valdez, e cila martohet spontanisht me një mësues matematike, i cili quhet Wilson pasi mësoi se i fejuari i saj e tradhtoi. Në këtë film luajnë gjithashtu edhe Maluma, Sarah Silverman, John Bradley, Michelle Buteau dhe Utkarsh Ambudkar.

“Marry Me” pritet që të dalë në kinema më 11 shkurt të vitit 2022.