Art & Kulturë

6 arsyet pse duhet ta shihni 2021-shin më me entuziazëm!

Ishim shumë të lumtur për përfundimin e 2020-ës, një vit i vështirë, me sfida të shumta dhe me pak momente argëtuese. Teksa sapo kemi hyrë në 2021-shin që nisëm t’a shihnim si vit shprese, kuptuam që situata globale qëndron e njejtë. Duket sikur gjithcka ka ngrirë dhe presim përfundimin e pandemisë për të patur më shumë arsye për të qeshur, për t’u argëtuar, për të udhëtuar dhe për të provuar eksperienca të reja.

Megjithatë, ka ende vend për gëzim pasi disa evente shumë interesante priten të çelin siparin këtë vit. Pa humbur kohë po ju radhisim disa nga ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodhin këtë vit të ri.

1. Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik 2021 të organizuara në Tokio

2. Kthimi i festivaleve

Të gjithë mezi po presim të shijojmë muzikën dhe festivalet priten të rikthehen këtë verë.

3. Këngë e re nga Lana Del Rey

Përveç “You’ll Never Walk Alone” dhe “Summertime” Lana Del Rey po përgatitet për albumin e saj më të ri, Chemtrails Over The Country Club, i cili pritet të dalë së shpejti.

4. Riviera në Malin e Zi

Për vitin 2021 riviera në Malin e Zi mendohet të jetë më e preferuara, gjithashtu do të hapet edhe hoteli One & Only Portonovi këtë vit, duke ofruar kushte luksoze dhe një pamje nga Adriatiku. Hapet më 21 Mars.

5. Libri më i ri për ndryshimet klimatike nga Bill Gates

“Si të shmangni një katastrofë klimatike” libri nga Bill Gates. Pioneri dhe filantropi Bill Gates, e kthen vështrimin e tij drejt së ardhmes së planetit me këtë botim të ri që do të dalë më 16 shkurt.

6. Muzeu gjigand Egjiptian

Vetëm disa hapa larg nga Piramidat e Gizës, muzeu më i madh arkeologjik në botë do të strehojë mijëra objekte nga Egjipti i lashtë, duke përfshirë një koleksion gjithëpërfshirës të relikeve të Tutankhamun.