Celebrities Fashion Showbiz

Ja çfarë bën Victoria Beckham duke qenë se edhe sezoni i festave po afron!

Pavarësisht se vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19 gjithçka kishte një rrjedhë krejtësisht ndryshe, këtë vit mesa duket gjithçka po i kthehet avash-avash normalitetit. Gjatë sezonin të festave fokusi përveç zbukurimeve të ambientit apo shtëpisë është më shumë edhe tek veshja, sidomos tek femrat.

Duke qenë se edhe pak po afron sezoni i festave dhe i Krishtlindjeve, Victoria Beckham është shprehur se është gati dhe se e ka axhendën të rregulluar.

Pyes veten se si po përgatitet për sezonin e festave?

Duke kërkuar koleksionet e saj për veshjet më të bukura për të shkuar në një festë për të dalë në disko, dizajnerja u tha ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram se ajo ishte e mahnitur me fustanin më të mirë të festës.

Bëhet fjalë për një fustan të gjatë me ngjyrë jeshile të errët nga koleksioni i saj ‘resort 2022’, për të cilin Beckham raporton se është shumë i rehatshëm për t’u veshur. Bukuroshja Beckham luajti me veshjet në zyrën e saj edhe për të ilustruar mendimin e saj.

Më pëlqen vëmendja ndaj detajeve në mëngët me zinxhir, prerjet dhe panelet.

Ish-anëtarja e ‘Spice Girl’ teston rregullisht modelet e saj, si dhe produkte nga gama e saj e bukurisë. Dizajnerja përpos fansave dhe ndjekësve që ajo ka në mbarë botën dhe që veshin veshjet e saj.

Tashmë ajo ka pranë vetes edhe partneret e djemve të saj. Ndërkohë që e fejuara e Brooklyn vesh të gjitha krijimet dhe dizenjot e Victoria-s. Ndërkohë që nga na tjetër edhe e dashura bukuroshe e Romeos, Mia Regan shpesh herë poston tutoriale make-up duke përdorur produktet e markës ‘Victoria Beckham Beauty’.