Bota

Ja çfarë do të ndodhë pas valës Omicron sipas Bill Gates!

Bill Gates ka qenë, që nga fillimi i pandemisë, një nga personat që ka dhënë më shumë mendimet e tij mbi COVID-19. Tani, kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kur kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm.

Miliarderi beson se numri i të infektuarve me koronavirus në disa vende do të ulet pas valës së përhapur Omicron dhe më pas saj do të trajtohet si një grip sezonal. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka shprehur se:

Ndërsa bota po kalon valën Omicron, sistemet shëndetësore do të përballen me shumë sfida. Rastet më të rënda po shfaqen te njerëzit e pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë, rastet do të jenë më të pakta, kurse koronavirusi do të trajtohet më shumë si një grip sezonal.

Në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit, ai tha se ato kanë dy probleme: njerëzit që janë vaksinuar ende mund të infektohen dhe efektiviteti i ilaçit ka rënë me kalimin e kohës. Rikujtojmë se ditën e djeshme në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike mjeku Pëllumb Pipero i cili na foli më shumë reth situatës së COVID-19 në vend. Zbuloni gjithçka rreth intervistës së tij duke klikuar në këtë link. 

Përveç Piperos në emision ishte i ftuar edhe mjeku Ilir Alimehmeti i cili na sqaroi më shumë rreth variantit të ri të koronavirusit, Omicron i cili ka hyrë në vendin tonë e ku ka patur rritje të frikshme të rasteve të personave të infektuar. Zbuloni gjithçka rreth intervistës duke klikuar në këtë link.