Horoskopi Live From Tirana

Ja çfarë i pret shenjat Bricjap-Ujori-Peshqit në vitin 2022 sipas Hysgen Dautit!

Sot i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë një nga astrologët më të njohur Hysgen Dauti ku është diskutar rreth horoskopit dhe astrologjisë. Ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me parashikimin e plotë të shenjave për vitin 2022 të të gjitha shenjave. Për më shumë Hysgeni na zbulon:

BRICJAPI

Një vit i suksesshëm. Do jenë pjesë e grupeve sociale në bashkëpunim me njerëzit, jo si lider por do të përfshihen. Do të bien në sy. Në dashuri do të jenë shumë mirë dhe priten projekte të reja.

UJORI

Do të kenë rritje në financë. Dy orientimet do të jenë puna dhe partneriteti. Çiftet do të jenë të favorizuar. Do të udhëhiqen nga njerëzit. Kujdes me investimet.

PESHQIT

Kujdes nga stersi dhe nga konfuzioni sepse janë një natyrë pasive. Nga marsi do të fillojnë të kenë nismat e para, do të shpërthejnë peshqit.

Hyzgeni gjithashtu dha edhe një këshillë shumë interesante për të gjithë:

Udhëhiquni nga qenia juaj dhe nga thirrjet e vetes.