Horoskopi Live From Tirana

Ja çfarë i pret shenjat Gaforre-Luan-Virgjëreshë në vitin 2022 sipas Hysgen Dautit!

Sot i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë një nga astrologët më të njohur Hysgen Dauti ku është diskutar rreth horoskopit dhe astrologjisë. Ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me parashikimin e plotë të shenjave për vitin 2022 të të gjitha shenjave. Për më shumë Hysgeni na zbulon:

Cila nga shenjat do dënohej më rëndë?

Bricjapi shenja e karmës qoftë pozitive dhe negative.

GAFORRJA

Duke qenë se është edhe viti i peshqve mund të themi se favorizohen. Fillimisht është një vit udhëtimesh qoftë pune qoftë edhe pushimesh. Lëvizje aksioni do të ringjallen pasi do të jenë shumë më energjitik dhe spiritual. Do të ndërrojnë prespektivë. Pas 2021 subkoshienca e tyre do të jetë më ndryshe. Duhet të bëjnë kujdes që të jenë selektiv sepse të gjtihë di t’i bien telefonit të saj. E kaloi vitin e karmave sepse 2021 ishte një vit shumë i keq për të prandaj edhe favorizohet këtë vit. Për të qenurit social meritojnë notën 10. Nga miqësia do të kenë njohje të reja. Do korrin gjërat që do mbjellin. Shpresojmë edhe për vitin tjetër. Çelësi që do t’i hapë zemrën është të dëgjuarit dhe të treguarit. Duhet ta dish kur ta pyesësh. Hatërmbetjen e kanë të keqe.

LUANI

Luani përfshihet në një cikël edhe të mirë edhe të keq të karmës. Do të jetë i përfshirë në borxhe shpirtërore, njohje të reja. Do njihen me njerëz shumë familjarë. Do kalojnë nga një cikël në një cikël tjetër. Do marrin forca. Do njohin vlerat dhe do ngrihen shumë fuqishëm. Kimi mund të kenë Luanët me Ujorët. Financat gjithashtu do të jenë mirë. Duhet që të bëjë kujdes që të mos shkaktojë gjëra negative. Gjysma e dytë e vitit 2022 do të jetë më favorite për ta sidomos për financat. Një vit aqrimesh, rregullimesh dhe larje hesapesh.

Cila është shenja më krenare?

Akrepi.

Cila është shenja më festive?

Shigjetari.

VIRGJËRESHA

Manjakët e perfeksionit. Nuk është vit i hesapeve por është vit i lidhjeve dhe i ndarjeve. Do të shënohet një edhe mbyllja e lidhjeve toksike. Kemi fejesa dhe martesa. Ortakëlliku do të jetë këtë vit. Ata nuk janë manipuluese aspak por që janë të ashpra 101%. Është personi më i hipnotizuar kur bien në dashuri. Duhet thënë që kanë sy provokativ dhe tipar dallues kanë mollëzat. Japin këshilla shumë të mira edhe pse tek vetja ndonjëherë nuk i zbatojnë. Duhet të bëjnë kujdes se do të shohin tradhëti. Nuk do të jetë një vit lëvizjesh.