Horoskopi Live From Tirana

Ja çfarë i pret shenjat Peshore-Akrep-Shigjetar në vitin 2022 sipas Hysgen Dautit!

Sot i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë një nga astrologët më të njohur Hysgen Dauti ku është diskutar rreth horoskopit dhe astrologjisë. Ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me parashikimin e plotë të shenjave për vitin 2022 të të gjitha shenjave. Për më shumë Hysgeni na zbulon:

PESHORJA

Viti që Peshorja do të arrijë që të gjejë punën e ëndrrave. Do të ketë një stil jetese më të mirë sepse do të vendosin edhe që të merren me fitness. Një vit me udhëtime dhe një vit me një shoqëri të re që do t’i shijojë. Zona e komfortit do të jetë 50 me 50 sepse do të  dali dhe do të jenë shumë aktiv me projekte dhe me punë. Me Ujroët dhe Binjakët do të jetë një vit i përqëndruar tek puna dhe financa. Do të arrijnë punën e ëndrrave.

AKREPI

Duhet të kenë kujdes nga vëmendja e tepërt. Vit i dashurisë dhe i romacës. Do njohin persona që do i zgjerojnë edhe familjen. Do kenë goxha kënaqësi. Në punë do të marrin promovim që kërkojnë punë. Do krijojnë famë. Një vit i suksesshëm pak a shumë si Luani. Do ketë drama sepse do të dominojë dashuria dhe romanca.

SHIGJETARI

Do të jetë shumë i zënë me çështje dhe me punë familjare. Do të shtohen pjestarë të rinj në familje ose me kafë shtëpiake. Do të jenë në një zonë komforti, nuk do të jetë një vit ‘boom’ por në verë do të shpërblehen.