Bota Tech

Ja çfarë ka bërë së bashku Bill Gates, Jeff Bezos dhe Elon Musk…

Nga mediat e huaja është mësuar së fundmi se Bill Gates dhe Jeff Bezos po mbështesin një kërkim 3-vjeçar për minerale që do të hyjnë në punë te automjetet elektrike që mund të përdoren nga Tesla, kompania e Elon Musk. Thuhet se një kompani e inteligjencës artificiale e mbështetur nga dy manjatët e fuqishëm, është bashkuar me grupin e dytë më të madh të minierave në botë për të kërkuar metale të përdorura në automjetet elektrike.

KoBold Metals dhe BHP do të kërkojnë minerale të tilla si litium, nikel, kobalt dhe bakër në Australi. Këtë e pohoi dhe CEO i KoBold, Kurt House në një intervistë për “Business Insider”. Partneriteti tre-vjeçar i KoBold dhe BHP mund të ndihmojë në burimin e nikelit që përdoret në automjetet Tesla. Në muajin korrik, BHP nënshkroi një marrëveshje me Tesla për të siguruar nikel për bateritë elektrike të prodhuesit të makinave. House tha se:

Mund të ndodhë që nëse bëjmë zbulime të nikelit dhe kobaltit së bashku, ato furnizime do të përfundojnë duke qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Ne mund të kontribuojmë lehtësisht për të ardhmen. Tesla është e mrekullueshme. Nuk ka diskutim për këtë. Ata janë liderët e tregut në automjetet elektrike.

KoBold, një kompani private e eksplorimit të mineraleve me bazë në Silicon Valley, përdor inteligjencën artificiale për të mbledhur të dhëna se ku të punohet për lëndët e para të përdorura në EV. House nuk dha një shifër të saktë se sa shumë kompanitë do të shpenzonin për projektin, por tha se do të shpenzojnë dhjetëra miliona dollarë gjatë dy viteve të ardhshme.

Eksplorimi do të fillojë në Australinë perëndimore, duke mbuluar gjysmë milioni kilometra katrorë tokë. Kompanitë zgjodhën Australinë sepse vendi është i pajisur mirë me materialet e duhura të nevojshme dhe ka standarde të larta të punës dhe mjedisit.

Rikujtojmë se, Tesla ka vendosur një rekord të ri për makinat elektrike pasi ka përshkuar p֝ër një kohë minimale pisten e garave në Nürburgring të Gjermanisë. Drejtori ekzekutiv Elon Musk shkroi në Twitter se një Tesla Model S Plaid kishte përshkuar pistën e Nürburgring për 7 minuta, 30.9 sekonda. Model S Plaid prej 133,000 dollarësh theu rekordin e mëparshëm për EV-të, të vendosur nga Taycan Turbo i Porsche, me 11 sekonda më pak.