Art & Kulturë

Ja çfarë mund të bëni këtë fundjavë në Tiranë!

Duke qenë se jemi në kohë pandemie shumë nga dëshirat tona janë kufizuar. Ora policore po i privon të gjithë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme. Duke qenë se shumica e artdashësve preferojnë të kalojnë kohën nëpër aktivitete argëtuese e kulturore siç janë kinematë, këtu gjeni disa sugjerime vërtetë fantastike nga “Time Out Tirana” një hapësirë me evente që e gjeni në faqen tonë zyrtare.

Në Teatrin Kombëtar do të keni:

Fqinjët

Tragjikomedia “Fqinjët” i zhvillon ngjarjet në vitet 1995-‘96 në një fermë greke, ku janë punësuar disa shqiptarë. Aty lind një flirt mes djalit të pronarit grek dhe të motrës së punëtorit shqiptar. Drama që përshkon të gjithë veprën përtej nuancave të humorit është ajo e brengës njerëzore prej ndarjes, mbështetja që njerëzit ofrojnë për njerëzit e fqinjët për fqinjët.

28 shkurt, 19:00

AYLAN
‘A.Y.L.A.N’ është një performancë teatrore që në mënyrë ironike shpërfaqë dramën aktuale të refugjatëve në Evropë, dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre.
27 shkurt, 19:00
Blackbird
Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12 vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, dhe aty nis historia e marrëdhënies midis tyre. Këto personazhe takohen pas 15 vitesh, për ti dhënë mundësi njëri- tjetrit të rindërtojnë historinë e tyre.
25 shkurt, 19:00
Martesa
Një komedi, e cila sjell 5 ngjarje të ndryshme që ndodhin në një dasmë dhe që mbyllet me këngën e Mjellmës, këngë nostalgjie për kohën që ikën.
26 shkurt, 19:00
Makbeth

Një nga veprat më të mëdha të William Shakespeare e cila vihet në skenë duke çelur kështu siparin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “MOISIU-ON”, live në faqen e facebook të Teatrit Kombëtar.

 23 shkurt, 19:00

Arturo Ui

“Arturo Ui” një dramë alegorike, e shkruajtur me qëllim për të shkatëruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj.

24 shkurt, 19:00

Te Gallery 70 gjeni:

Projekti

Çdo ditë: 17:00-20:00

Ekspozitë me pikturat e Shpëtim Kërçovës.
Te Zeta Gallery gjeni:
Arkivi i Hapur

Qendra Zeta, duke ndjekur programin e institucionit qendror të artit në Shqipëri, ekspozon për herë të parë arkivën e saj të përbërë me artistë bashkëkohor shqiptar, aktiv gjatë periudhës 2000-2020. Kjo, për t’i dhënë një mundësi publikut artdashës të shohë nga afër vepra të artistëve të cilët kanë ekspozuar në hapësirën tonë ndër vite dhe kanëdhuruar një vepër në shenjë gjeneroziteti.

Çdo ditë: 10:00 – 18:00

Mos harroni: Çdo event kulturor e artistik e gjeni në “Time Out Tirana“, në një menu dedikuar tërësisht këtyre eventeve që priten me padurim nga të rinjtë.