Art & Kulturë

Ja çfarë ndodhi në eventin e parë shqiptar që bëri bashkë artin, muzikën dhe stilin e rrugës!

Ditën e djeshme, në sheshin“Italia” në Tiranë u organizua eventi i shumëpritur “Swag” për të festuar artin, muzikën dhe stilin e rrugës. Të rinj të talentuar shqiptarë dhe të huaj na prezantuan me 10 piktura ‘graffiti’ ku secila prej tyre mbartte një kuptim të veçantë. Një festival i tillë vlen për t’u theksuar se është hera e parë që ndodh në vendin tonë.

Të pranishëm ishin edhe artistët si: Majk Aveli, Finem & Solo, Mulla Gang, Dj Vicky, Dj Johnny, Real Cut dhe Nkee. Artistët performuan në orët e vona të mbrëmjes duke dhënë një super shfaqje për të pranishmit në event. Nëse do të kishte një event që do t’i tërhiqte të rinjtë të merrnin pjesë atëherë ky do të ishte eventi perfekt.

https://www.instagram.com/p/CTrRN7SjRlP/?utm_source=ig_web_copy_link

Ekskluzivisht për TAR, djemtë që ishin pjesë e eventit kanë treguar kuptimin e pikturave të realizuara nga dora e tyre.

Bashkia Tiranë bashkoi disa artistë në eventin “Swag” duke fuqizuar kështu kulturën e artit në vend. Përpos muzikë së mirë na shoqëruan dhe krijimet e artistëve të huaj dhe shqiptar që na lanë pa fjalë.

Një prej tyre ishte dhe Mario Dini, i cili u shpreh për ”Top Albania Radio” se ka zgjedhur të pikturojë reperin e njohur Tupac Shakur me emrin e tij të artit 2Pac.

Vendosa të pikturoj 2Pac, pasi ai i përdorte shumë ngjyrat, sidomos ato të forta, të cilat krijojnë figura dhe portrete tepër dinamike.

Arjan Sufa, një tjetër piktor pjesë e eventit “Swag” na tregoi se piktura e tij ka në fokus emrin e tij të artit “Sufa”, ndaj dhe vepra e tij përfshin një mori ngjyrash. Gjithashtu, ai u shpreh se vizatimi në mur dhe stili i rrugës ka evoluar shumë gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, piktori i huaj Stan Valdez tregoi për TAR se është shumë i lumtur për organizimin e një eventi të tillë dhe kjo tregon se arti i rrugës po njihet gjithnjë e më shumë.

Valdez zgjodhi të pikturojë një grua, që për të simbolizon bukurinë, çiltërsinë dhe brishtësinë që e karakterizon një vajzë shqiptare duke përdorur një shumëllojshmëri ngjyrash për ta personifikuar më shumë atë.

Jo vetëm djemtë e intervistuar nga TAR, por shumë piktorë të tjerë na befasuan me artin e tyre mbrëmjen e djeshme në festivalin “Swag”, që ju ftojmë t’i ndiqni mëposhtë.

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjithashtu u shpreh shumë i entuziasmuar për këtë event që u organizua në Tiranë dhe këtë e tregoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Në një karusel fotografish ai u shfaq me artistët e mbrëmjes së djeshme.

Me artistët ‘cool’ të Swag, që mezi presin sonte super natën e madhe. Ejani të mblidhemi te kolonat e sheshit “Italia” për të festuar art e muzikë!