Pasò Sport

Ja çfarë pëlqen Viola Spiro tek Cristiano Ronaldo dhe nuk është ajo që mendonit!

Këtë të premte nisi sezoni më i ri i “Paso”, i cili do t’ju shoqërojë çdo javë në të njëjtën orë, nga 18:00 deri në 20:00. TAR ju ofron të premten tuaj të preferuar sportive ku mund të informoheni me të rejat më të fundit mbi futbollin nga bisedat me të ftuar nga të gjitha fushat (njohës të mirë të futbollit ose jo) dhe nga dy prezantuesit tanë tanimë të njohur prej jush, Denis Dyrnjaja dhe Glent Nallbani.

Sezonin nuk mund ta nisnim më mbarë se me prezantuesen bukuroshe e tanimë “veterane” e emisioneve sportive, Viola Spiro. Bukuroshja tregoi për “Paso” futbollistin e saj të preferuar (edhe pse tanimë prej kohësh të deklaruar) Cristiano Ronaldon. E nëse po pyesnit veten se çfarë pëlqen Viola tek Ronaldo (jo nuk është vetëm bukuria), por ajo rendit arsyet se përse futbollisti është i preferuari i saj.

Unë jam fanse e deklaruar e Ronaldos. Cristiano njihet që është një ambicioz i tmerrshëm. Është bërë vetëm me punë dhe ka një regjim shumë strikt. Po thyen rekord pas rekordi. Messi nga ana tjetër është talent i lindur.  

Përveç Ronaldos, i cili dihet prej kohësh se është futbollisti i saj i preferuar, ajo ka zbuluar dhe emrat e dy futbollistëve të tjerë, të cilët janë të rinj në këtë sport.

Nëse më pëlqen dikush nga lojtarët e rinj pas Mbappe është Haaland. 

Viola, gjithashtu ka treguar mendimin e saj mbi këtë kampionat Europian duke hedhur një batutë mbi penalltitë e shumta të humbura nga lojtarët.

Kishim një Europian plot me penallti të humbura. Futbollistët përfunduan kampionatin nuk vranë veten dhe ikën me pushime. Te Europa Liga do të veçoja Xhakën. 

Përveç Violës, e cila ishte e ftuar në studio, “Paso” u shoqërua dhe nga komentet e gazetarit Artan Hoxha dhe ish- arbitrit Lorenc Jemini të cilët ishin në lidhje telefonike.

Hoxha shprehu revoltën e tij për faktin se në stadiumin kombëtar Air Albania, po zhvillohet gjithçka veç ndeshjeve. Nga koncertet te vaksinat, ka patur shumë organizime të ndryshme por ndeshjet duket se po zhvillohen më së shumti në stadiumin e Elbasanit.