Celebrities Showbiz

Ja çfarë po ndodh mes Scott Disick dhe modeles Hana Cross…

Scott Disick së fundmi ka ndezur përsëri thashethemet për një romancë të mundshme me modelen Hana Cross, kjo pasi të dy ata u panë së bashku duke dalë nga një restorant. Por me të drejtë lind pyetja se çfarë po ndodh realisht mes tyre? Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, u pa së fundmi me modelen 24-vjeçare gjatë një mbrëmjeje në Nobu në Malibu dhe kjo padyshim që solli edhe spekulimet se Scott është në një lidhje me modelen, dy muaj pas ndarjes së tij me Amelia Hamlin. Por përpara se këto thashetheme të fillonin dhe të bëheshin më të forta, një burim i afërt me yllin e serialit “Flip It Like Disick” është shprehur ekskluzivisht për “E!News” se:

Scott nuk është domosdoshmërisht duke kërkuar për diçka serioze. Ai është me Hanën dhe e gjitha kjo është momentale. Scott po i merr gjërat ngadalë sepse ai nuk është akoma i qetë plotësisht që nga ndarja e tij me Amelia-n. Takimi me vajza të reja dhe dalja është një shpërqendrim i mirë dhe po e ndihmon atë ta kalojë këtë situatë. Në muajin shtator, Scott dhe Amelia u ndanë përfundimisht. Scott është ende i mërzitur për mënyrën se si përfunduan gjërat me Amelia-n dhe ai ka kaluar një periudhë shumë të vështirë muajt e fundit.

Sa i përket mënyrës sesi ai i ka pritur lajmet për fejesën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, burimi u shpreh se:

Megjithëse Scott ndihet në siklet duke qenë edhe pranë çiftin, ai e di se nuk mund t’i shpëtojë Travis dhe Kourtney dhe do t’i duhet ta pranojë dhe të mësohet kur të përballet me ata të dy.

Rikujtojmë se, Scott ka tre fëmijë me ish-partneren e tij Kourtney Kardashian, Reign 6 vjeç, Penelope 8 vjeçe dhe Mason 11 vjeç. Edhe pse aktualisht është e paqartë për statusin e marrëdhënies së tyre, Hana dukej se ishte shumë e lumtur pasi edhe po buzëqeshte teksa largohej me Disick. Scott u shfaq i veshur sportiv dhe gjithashtu kishte vendosur një kapele të zezë, ndoshta për të kaluar pa u vënë re, pasi shoqërohej me modelen.