Tech

Ja çfarë pritet të ndodhë gjysmën e dytë të këtij viti me ‘Foxconn’!

Foxconn e Tajvanit, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve elektronike, ka thënë së fundmi se gjysma e dytë e vitit pritet të shkojë në një drejtim më të mirë. Kryetari i Foxconn, Liu Young-way në mbledhjen vjetore të aksionarëve të kompanisë tha se:

Ne jemi mjaft të sigurt në stabilitetin e zinxhirit tonë të furnizimit për gjysmën e dytë të këtij viti.

Qeveria e Shangait do të lejojë të gjithë banorët në zonat me rrezik të ulët të kthehen në punë. “Foxconn po synon të bëhet prodhuesi i parë i automjeteve elektrike (EV) pa mungesë të furnizimeve materiale”,-tha Liu, duke iu referuar mungesës së zgjatur globale të çipave që ka detyruar prodhuesit e makinave të ndalojnë prodhimin dhe të dëmtojnë prodhimin e smartfonëve, duke përfshirë Apple Inc, një klient i madh i saj.

Një makinë që kushton dhjetëra mijëra dollarë nuk mund të dorëzohet për shkak të një çipi të vogël me vlerë 50 cent. Kjo ka qenë një dhimbje e madhe për klientët tanë.

Rikujtojmë, se platforma Google së fundmi ka prezantuar disa nga produktet e saj më të reja, si telefonin inteligjent Pixel 7, Pixel Watch dhe Pixel Buds Pro. Prezantimi u bë në Amfiteatrin Shoreline, ku zhvilluesve iu dha më shumë informacion rreth punës me platformat e Google. Një ndër pajisjet më të përfolura është pikërisht ora Pixel, e cila pritej prej kohësh.

Ajo vjen me një dizajn rrethor, me një kurorë prekëse dhe një buton anash për navigim. Ora do të ketë sistemin e ri operativ Wear OS që Google ka zhvilluar me Samsung, si dhe aplikacionet dhe shërbimet kryesore të Google të integruara si Assistant, Maps dhe Wallet.