Pasò

Ja cila është dhurata e madhe e Kreut të FSHF-së për Vitin 2021

Presidenti FSHF-së Armand Duka ishte sot i ftuar në emisionin “Pasó” në Top Albania Radio.

Kreu i FSHF-së, shprehu disa nga dhuratat që do të mirëpresë futbolli shqiptar për vitin 2021. Duke nisur që nga investimi 900 mijë euro për mbjelljen e fushës së stadiumit “Air Albania” me bar artificial, sistemin e ventilimit dhe ndriçimit. Gjithashtu ai ironizoi qeverinë duke thënë se “shpreson që të paktën të sillen vaksinat për ‘COVID’-in, pasi nuk pret ndihmë për futbollin”.

“Arena Kombëtare” do të ketë një fushë perfekte për vitin 2021. I kemi marrë masat për ndryshimet teknologjike të domosdoshme për këtë lloj impianti, nuk do të ndërrohet deri në mars, por do të bëhen të gjitha shërbimet e nevojshme që të kemi një fushë të mirë në mars dhe perfekte në qershor. Bëhet fjalë për një investim shumë të madh që përfshin sistemin e ndricimit, sistemin ventilimit dhe barin artificial, gati 900.000 euro. I investojmë vetë ne, se nga qeveria nuk kemi gjë, inshaAllah na siguron vaksinat qeveria.

Gjithashtu ai përmend se më e rëndësishmja nga të gjitha është që t’i kthehemi normalitetit, sa më larg COVID-19 dhe sportistët të stërviten akoma më mirë.