Celebrities Showbiz

Ja cila ka qenë sfida më e madhe e Tracy Anderson gjatë periudhës së pandemisë!

Gwyneth Paltrow ka arritur që t’i përmbahet rutinës së saj të fitnesit edhe gjatë mbylljes nga pandemia e COVID-19 por edhe stërvitjet e saj janë dukur pak më ndryshe. Trajnerja e të famshmëve, Tracy Anderson thotë se ajo ndryshoi stërvitjet e klientëve të saj personalisht përmes platformës ‘Zoom’ dhe seanca të maskuara në distancë nga shoqëria.

Gwyneth dhe unë stërvitëm së bashku dje me maska, ne ishim të dyja me maska. Kjo ishte diçka e re.

Ndërsa themeluesja e “Goop” është përshtatur mirë me masën e sigurisë, Anderson pranon se ka qenë një sfidë për disa klientë.

Sidomos maskat krijojnë nxehtësi dhe lagështi dhe shumë nga klientët e mi gjatë kësaj pandemie, veçanërisht në fillim, unë u përshtata shumë shpejt sepse nuk e dija që njerëzit do të kishin nevojë të vazhdonin të lëviznin ose thjesht do të mbylleshin nga frika.

Anderson gjithashtu ka trajnuar Jennifer Lopez në të kaluarën.

Kam pasur një periudhë të gjatë pune me Jennifer dhe në fakt kam punuar me të për një kohë të gjatë edhe me shumë seanca nëpërmjet platformës së “Zoom”. Me të, ajo është thjesht e jashtëzakonshme. Ajo është një person i mrekullueshëm për të lëvizur, sepse me të vërtetë nuk vendos pengesa në rrugën e saj.

Anderson ka shtuar gjithashtu se sfondi muzikor dhe karriera e Lopez mund të ketë të bëjë shumë me arsyen pse ajo është kaq e motivuar në palestër. Ndonëse nuk mund ta gjejmë Lopez-in tek video-t e Anderson-it, trajnerja thotë se ajo është një fanse e madhe e muzikës së saj dhe i pëlqen ta shikojë atë duke punuar për të arritur diçka.

Ajo nuk është një kliente që thotë: “Nuk më pëlqen ajo këngë apo lëvizje apo çfarëdo tjetër”. Unë mendoj se për shkak se muzika është aq unike në llojin e saj, ajo mund të hyjë në pothuajse çdo këngë. Ajo ka një shije kaq të mirë.

Paltrow, e cila ishte e martuar me anëtarin e “Coldplay”, Chris Martin për më shumë se 13 vjet, gjithashtu ka një vesh të fortë kur bëhet fjalë për motivimin e saj muzikor.