Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Film & Tv

Ja cilat janë 5 filmat që do t’ju mbërthejnë pas ekranit gjatë kësaj vjeshte!

Për dashamirësit e filmave gjithmonë duhet një ‘update’ ne lidhje me filmat që pritet të thyejnë rekorde shikueshmërie. Nëse jeni kuriozë se cilat janë filmat të cilët pritet të dalin së shpejti dhe që nuk duhet humbur në asnjë lloj mënyre, atëherë ne do t’ju prezantojmë me disa prej tyre.

1. Cry Macho

Nuk ishte e mundur që të kishte debate mes regjizorit dhe personazhit kryesor pasi pati Clint Eastëood është regjisori por ka edhe rolin kryesor në film. Ai po përshtat një roman të N. Richard Nash për një person i cili është i punësuar nga një njeri i pasur, për të gjetur dhe për të marrë djalin e tij të humbur dhe të larguar në Meksikë.

2. The Eyes of Tammy Faye

Jessica Chastain ka rolin kryesor si Tammy Faye Bakker, e cila së bashku me burrin mashtrues Jim i cili luhet nga aktori Andrew Garfield, krijuan një perandori mediatike fitimprurëse, derisa skandali i fundosi.

3. No Time To Die

Më në fund! Lançimi i këtij filmi është vonuar jashtëzakonisht shumë për shkak jo vetëm të pamdemisë por edhe nga dëmtimet, aksidentet dhe tërheqja e drejtorit të tij origjinal, Danny Boyle. Filmi bën fjalë për James Bond i cili është tërhequr nga MI6 për t’u vendosur me të dashurën e tij, duke lënë një dyshe të re për të shpëtuar botën në mungesë të tij. Por shoku i tij i CIA -s, Felix Leiter e bind atë të luftojë me Lyutsifer Safin. Filmi i fundit i Daniel Craig si James Bond e ka një datë lançimi. Më 30 Shtator ai do të publikohet në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Zelandën e Re, ndërsa me 8 Tetor në SHBA dhe Kanada.

4. The Last Duel

Në shekullin e 14 -të në Francë, një grua akuzon një fisnik për përdhunim, kështu që burri i saj kërkon që mbreti të deklarojë një gjyq me luftime deri në vdekje. Një histori e vërtetë, e bazuar në duelin e fundit të sanksionuar në Francë, në të cilin secili ishte i armatosur me një shtizë. Pritet që të dalë në kinema  me 15 tetor.

5. Dune

Regjisori Denis Villeneuve përshtat gjysmën e parë të romanit klasik, fantastiko-shkencor të Frank Herbert njësoj si ‘Game of Thrones Space’ të vendosur në një galaktikë feudale ku familjet sunduese luftojnë për burime dhe territore. Timothée Chalamet luan si një trashëgimtar i mundshëm i fuqisë galaktike. Zendaya, Oscar Isaac, Rebecca Ferguson dhe Dave Bautista janë disa nda aktorët të cilët marrin pjesë në film. Pritet gjithashtu që filmi të lançohet me 22 tetor.