Botë e Çuditshme

Ja cilat janë arsyet e vërteta që i bëjnë vajzat të duan futbollin!

Jemi në sezonin e Kampionatit Europian dhe nuk ka të madh e të vogël që të mos ketë dëgjuar se çfarë po ndodh dhe cilat janë të rejat më të fundit, pasi po përfliten kudo në media. ‘Puthja armike’ në çeljen e kampionatit, incidenti me futbollistin Eriksen, bomba që u gjet pranë stadiumit dhe shumë të tjera kanë qenë në kryetitujt e lajmeve.

Megjithatë, gjithmonë futbolli është konsideruar gjithmonë si një sport për burra dhe përqindja e ndjekësve më të mëdhenj të këtij sporti janë të gjinisë mashkullore. Kjo nuk do të thotë se nuk ka vajza të cilat e kanë pasion ndjekjen e futbollit dhe e shohin me kënaqësi.

Madje, ka disa arsye të vërteta të cilat i bëjnë vajzat të duan sportin e futbollit.

1. Futbolli është një sport që luhet në grup dhe lojërat në grup janë argëtuese

Çfarë tjetër mund të jetë më çliruese se të vrapuarit në të gjithë fushën me një qëllim të përcaktuar në mendje? Të luash në një sport që përfshin pjesëmarrjen në grup mund të jetë shumë më argëtuese se një sport ku është një i vetëm, si përshembull palestra.

2.Të ndjekësh një ndeshje futbolli mund t’ju çlirojë nga stresi

Të brohorasësh për një skuadër, për të cilën ke simpati mund të bëj të humbasësh mendjen për ato 90 minuta dhe kjo i bën vajzat të tërhiqen pas futbollit. Ndoshta duke parë taktikat interesante apo për të admiruar lojtarët, rëndësi ka që tërheqin vëmendjen.

3. Ndjesia e të ndjerit të bashkuar dhe euforisë

Duke qëndruar në një kafe ose mbledhur tek shtëpia mund të bëhet një bashkim grupi dhe me një arsye. Pak alkool dhe tifozllëk shton adrenalinën dhe jep eufori.