Celebrities Fashion Magazine

Ja cilat janë bizhuteritë e veçanta të Princeshës Diana që Kate Middleton dhe Meghan Markle i kanë bërë pjesë të tyre!

Pothuajse gjithmonë të dyja Dukeshat vendosen në qendër të vëmendjes jo vetëm për pjesën e veshjeve unike dhe mjaft të bukura që ato zgjedhin, por edhe për bizhuteritë që vendosin gjatë daljeve të tyre. Por detaji i veçantë, i cili i dallon është shumë i bukur. Pavarësisht se edhe Meghan dhe Kate nuk kanë arritur që ta takojnë kurrë vjehrrën e tyre, ato shpesh e mbajnë të gjallë kujtimin me super stilin ikonik të Princeshës së ndjerë. Ja arsyeja pse.

1. Unaza e fejesës së Kate Middleton

Kur Kate Middleton dhe Princi William dolën për të shpallur fejesën e tyre, nusja e ardhshme kishte vendosur një bizhuteri shumë të njohur në gishtin e unazës së majtë. Ajo ishte unaza e fejesës së Princeshë Diana. Unaza e diamantit ishte nderimi më i përsosur për nënën e William, e cila vdiq në 1997.

Uploaded image
2. Unaza e fejesës së Meghan Markle

Unaza e fejesës së Meghan Markle gjithashtu ka lidhje me vjehrrën e saj. Ai përbëhet nga tre diamante, me një gur të madh në qendër të rrethuar nga dy gurë më të vegjël në anët. Dy gurët anësor janë nga nëna e tij e ndjerë, konkretisht nga koleksioni personal i Princeshës Diana, ndërsa guri qendror është nga Botswana, një vend që është shumë i afërt për Harry-n.

Uploaded image
3. Kurora “Lover’s Kont” e Kate Middleton

Diana dhe nusja e saj e parë kanë një shije pothuajse të ngjashme në stil. Në disa raste, Kate ka vendosur kurorën “Lover’s Kont”. E referuar edhe si nyja e të dashuruarve të Kembrixhit, ajo është një nga kurorat më të njohura në koleksionin e familjes mbretërore britanike, kryesisht falë faktit se ka qenë edhe e preferuara e Princeshës Diana.

Uploaded image
4. Vathët e Kate Middleton

Vathët e mrekullueshëm me perla, që i janë dhënë Dianës si dhuratë martese nga argjendarët e ‘Collingwood’, tani janë pjesë e koleksionit të bizhuterive të Dukeshës Kate.

Uploaded image
5. Byzylyku me perla

Si Diana ashtu edhe Kate mund të cilësohen si vajzat e perlave. Byzylyku me perla të dizenjuar nga Nigel Milne që Diana kishte kombinuar me veshjen e saj “Elvis” është parë gjithashtu edhe tek nusja e saj. Kate e vendosi këtë byzylyk gjatë udhëtimit të saj në Berlin në muajin korrik të vitit 2017.

Uploaded image
6. Vathët me flutura të Meghan Markle

Pas lajmit se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, Meghan dhe Harry u fotografuan në Sydney, Australi, si pjesë e turneut të tyre të parë mbretëror. Për daljen e saj, Meghan zgjodhi një fustan nga stilistja Karen Gee. Ajo e kombinoi pamjen me një palë vathë me flutura të vendosura edhe më parë nga Princesha Diana. Vjehrra e saj e ndjerë i vendosi ato gjatë një udhëtimi në Kanada më 3 maj të 1986, një vit pasi ajo lindi Harry-n.

Uploaded image
7. Unaza ‘Aquamarine’ e Megan Markle

Meghan mbante unazën ‘Aquamarine’ të Princeshës Diana në dorën e saj të djathtë, e cila ishte e dukshme ndërsa ajo përshëndeti fotografët teksa ajo dhe Harry po udhëtonin gjatë pritjes së dasmës së tyre. Diana e vendosi unazën ‘Aquamarine’ me gurin e smeraldit gjatë një ankandi të rrobave të saj në Christie në vitin 1997. Xhevahiri është pjesë e një grupi bizhuterish ku pjesa tjetër është një byzylyk gjithashtu ‘Aquamarine’, ku është i lidhur me pesë fije perlash. Ajo i vendosi të dyja gjatë një mbrëmje gala në Australi në vitin 1996.

Uploaded image
8. Byzylyku prej floriri

Gjatë turneut mbretëror, Meghan kishte vendosur byzylykun e artë të vjehrrës së saj, të cilin Diana kishte zgjedhur gjatë vizitës në Qendrën Lord Gage për të moshuarit, në Shtëpinë Guinness Trust, në Londrën Lindore në 1990.

Uploaded image
9. Vathët blu të Kate Middleton

Ky set vathësh, të cilët kombinohen në mënyrë perfekte me unazën e fejesës së tyre, u modernizuan gjithashtu nga Kate. Edhe pse ata u prezantuan si një komplet i plotë kur Princeshë Diana i vendosi, Kate ndërkohë zgjodhi të përdorte vetëm një bizhuteri nga kompletoi i bukur dhe i veçantë blu.

Uploaded image