Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Fashion Showbiz

Ja cilët ishin yjet e veshur më mirë në eventet e rëndësishme gjatë këtij muaji!

Moda e kohëve të fundit mund të anashkalojë stilistët që i duan lulet, harqet dhe zbukurimet por ka më shumë se një mënyrë për të trajtuar konceptin. Ndonëse tapetet e kuq të javës së kaluar ishin të mbushura me ngjyra rozë dhe të kuqe, të famshmit dhe stilistët e tyre dëshironin veshje të tensionuara me një ndjenë tjetër emocionale.

Në Hollywood, Rosalía pushtoi gjendjen shpirtërore kur parakaloi në tapetin e kuq me një bluzë të purpurt dhe fund prej liri nga koleksioni “La Montagne” i vjeshtës 2021 i ‘Jacquemus’, për të nisur bashkëpunimin e saj të bukurisë me ‘MAC Cosmetics’. Ngjyrat e veshjes pasqyronin nuancat e paraqitura në koleksionin e bukurisë së këngëtares spanjolle, por ato ishin gjithashtu edhe në përputhje me gjallërinë e paletës së ngjyrave të javës.

Për herë të parë prezantoi ‘Saturday Night Live’, Kim Kardashian u nis për në Nju Jork  me valixhe të mbushura me ‘Balenciaga’. Kardashian i pëlqeu pamja aq shumë sa e veshi edhe të dielën teksa festoi suksesin e episodit të saj me kastin e SNL.

Detaje edhe më delikate vendosën në qendër pamjet e shumta. Ndërsa promovonte filmin e saj të ri, ‘Passing’, Tessa Thompson kishte veshur një xhakete të madhe nga koleksioni i vjeshtës 2021 i ‘Dries van Noten’.

1. Milena Smit e veshur me ‘Cong Tri’

2. Agathe Rousselle e veshur me ‘Louis Vuitton’

3.  Ruth Negga e veshur me ‘Alexander McQueen’

4. Amira Casar e veshur me ‘AZ Factory’

5. Tessa Thompson e veshur me ‘Dries van Noten’

6. Rosalía e veshur me ‘Jacquemus’

7. Kim Kardashian e veshur me ‘Balenciaga’ 

8. Kristen Stewart e veshur me ‘Chanel Haute Couture’

9. Selma Blair e veshur me ‘Christian Siriano’

10. Amal Clooney e veshur me ’16 Arlington’