Celebrities Fashion

Ja cilët janë meshkujt e veshur më mirë gjatë muajit tetor 2021!

Jeni lodhur nga veshjet që keni parë kudo në rrjetet tuaja sociale për festën e Halloween gjatë shtatë ditëve të fundit?! Erdhi koha ta ndryshojmë këtë dhe të njiheni me veshjet më të mira të veshura nga meshkujt gjatë muajit tetor. Tetori është i pasur me premiera për pretendentët e çmimeve, që do të thotë një ecje në pasarelë me veshjet më të mira. Personazhet e njohur të listës tonë  ju tregojnë se ku mund të gjeni frymëzimin për t’u dukur bukur dhe plot stil.

 1. Joe Jonas

Këngëtari dhe aktori amerikan Joe Jonas di se si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me veshjet e tij. Por pavarësisht kësaj, një detaj që na bie në sy janë thonjtë e lyera të Jonas. I veshur me një bluzë në ngjyrë të zezë, pantallona ngjyrë bizele, një triko të punuar me shtiza ngjyrë blu dhe gri, këpucët e zgjedhura “Vans” për këdo që është fans i serialit “Squid Game” dhe si aksesor ka vendosur një çantë lecke për ta kombinuar me veshjen e tij. Shtoni syzet e diellit si aksesorin tuaj të fundit dhe pa dyshim që do të dukeni mjaft elegantë me këtë stil.

2. Dev Hynes

Nëse e keni parë kopertinën e albumit të dytë të këngëtarit Bob Dylan, “The Freewheelin Bob Dylan”, ku shfaqet i veshur me një xhaketë ngjyrë kafe dhe xhinse blu duke ecur krah për krah nëpër West Village me të dashurën e tij të atëhershme Suze Rotolodo, duhet ta dini se çfarë nënkuptojmë kur themi se imazhi i mëposhtëm duket si një version i përditësuar i fotografisë së Bob Dylan me Suze Rotolo, madje edhe rruga e Manhatan-it me kalldrëm është po njësoj. Këngëtari i njohur Dev Hynes, ka disa aksesorë më tepër se Dylan. Kapelja prej gëzofi e frymëzuar nga politikani Mobutu Seko, një libër i mbajtur në dore dhe çelësat e varura në pantallona, sepse të humbasësh çelësat e shtëpisë nuk është kurrë diçka e bukur.

3. Josh O’Connor

Aktori i njohur Josh O’Connor ka luajtur në filmat “God’s Own Country”, “The Durrells” dhe së fundmi si princi problematik në në filmin “The Crown”. Padyshim që Josh ka fituar një vlerësim si aktori më i mirë dhe shfaqjet e tij në ekran përputhen me paraqitjen e tij interesante. Për Festivalin e Filmit në Romë të këtij muaji, ai ishte veshur me një pamje mbretërore të një lloji tjetër, konkretisht një veshje me porosi të krijuar nga stilisti i njohur Jonathan Anderson. Josh shfaqet mjaft elegant i veshur me një këmishë ngjyrë të bardhë dhe të zezë, pantallona në ngjyrë të zezë dhe këpucë në po të njëjtën ngjyrë.

4. Pharrell Williams

Reperi i njohur Pharrell Williams është gjithmonë njeriu më i lezetshëm në qytet, pavarësisht se ku ndodhet ai di sesi të tërheqë vëmendjen. Në vizitën e tij të fundit në Venecia, u shfaq i veshur me një xhaketë ngjyrë blu me shkëlqim, pantallona të shkurtra, çorape të bardha të gjata dhe një palë këpucë ngjyrë të bardhë. Duket i veshur thjesht por mjaft interesant.

5. Jenke Ahmed Tailly

Jenke Ahmed Tailly ose “Le Jenke” për ata që e njohin është një nga stilistët më të rëndësishëm dhe më të famshëm në industrinë e modës. Pasi ka punuar me të gjithë, nga aktorja Naomi Campbell deri te Kanye West, ai është quajtur ‘arma sekrete’ e Beyonce për shkak të stilit të tij të pashoq kur krijon veshjet e saj në çdo dalje publike. Ndryshe nga klientët e tij, vetë stilistit zakonisht i pëlqen të mos përflitet shumë. Megjithatë, ne nuk mund të mos e përfshinim atë në listën tonë të veshjeve më të mira për këtë muaj, falë kësaj veshjeje tërësisht të zezë, që ai e përfundoi me mjeshtëri me një palë këpucë me ngjyra të ndezura.

6. Jack Farthing

Aktori i njohur Jack Farthing, u shfaq i veshur në premierën e fundit të “Spencer” në Festivalin e Filmit në Lodër, me një kostum ngjyrë gri nga marka e njohur “Giorgio Armani”. Xhaketa e gjerë dhe pantallona gjithashtu të gjera kanë një prekje bohemiane në to por, në modën tipike “Armani” ende ndihen aktuale dhe stil. Jack e kishte plotësuar veshjen e tij me një palë këpucë ngjyrë të zeza.

7. Timothee Chalamet

Aktori amerikan Timothe Chalamet, për premierën në Londër të filmit “Dune”, u shfaq i veshur me një kostum mjaft elegant në ngjyrë të zezë nga “Alexander McQueen”. Kostumi kishte kudo zinxhirë si detaj, ndërsa aktori kishte veshur gjithashtu një palë këpucë lëkure ngjyrë të zezë. Nuk mund të mungonin aksesorët si: varëse, unazë dhe bylyzyk që shkonin shumë me pamjen e tij.