Celebrities Showbiz

Ja cilët janë personazhet e famshëm shqiptar e të huaj që agjërojnë për muajin e Ramazanit!

Një rëndësi të veçantë për besimtarët myslimanë ka muaji i nëntë i kalendarit Islam. Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Ne kemi përzgjedhur një listë personazhesh shqiptar e të huaj që kanë vendosur të agjërojnë.

Ledri Vula

Ledri Vula, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar ka vendosur të agjërojë. Ai e ka bërë të ditur këtë gjë në rrjetet e tij sociale, ku ka postuar një foto me mbishkrimin “E ninova sot, Nata e Kadrit”.

Sara Hoxha

Një tjetër personazh publik që ka agjëruar ka qenë Sara Hoxha. Ajo dhe Ledri kanë marrë të njejtin vendim, ndaj duhet të ketë qenë edhe më e lehtë për ta. Sara në mbishkrimin e një videoje në Instagram shkruan një lutje për të gjithë ata që agjërojnë.

Çiljeta Xhilaga

Nuk është hera e parë që Çiljeta agjëron. Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet e saj sociale ku i uron besimtarët mysliman. Kujtojmë se më parë Çiljeta është mbuluar për muajin e Ramazanit.

Fero

Fero, këngëtari që së fundmi është bërë baba, gjithashtu ka zgjedhur të agjërojë. Ai e ndan këtë fakt me fansat në Instagram, të cilëve po ashtu u uron agjërim të lehtë.

Gold AG

Gold AG është këngëtar dhe autor këngësh, i cili edhe më parë ka zgjedhur të agjërojë. Ai ka një sërë postimesh në rrjete sociale, ku e tregon këtë gjë, dhe duket se ndihet tepër mirë për vendimin e marrë.

Gigi Hadid

Gigi Hadid, modelja bukuroshe e cila së fundmi është bërë nënë, ka vendosur të agjërojë. Madje, ajo ka postuar herë pas here arsye dhe argumente mbi këtë vendim të marrë.

Zayn Malik

Zayn Malik, këngëtari anglez dhe partneri i Gigi, ndan të njejtin vendim me të. Postimet e dyshes rreth agjërimit, nuk kanë munguar në rrjetet e tyre sociale.

Bella Hadid

Modelja simpatike ka agjëruar gjithë muajin dhe këtë e ka ndarë me fansat në Instagram. Shpeshherë Bella ka treguar rreth gjërave që ka mësuar nga i ati, për fenë myslimane.

Aisha dhe Azra Mian

Aisha dhe Azra Mian, motrat me origjinë shqiptare të cilat fituan famë përmes Tik Tok-ut, gjithashtu kanë zbuluar për fansat se po agjërojnë.