Celebrities Film & Tv

Ja cili do të jetë filmi më i ri i ‘Netflix’ që pritet të lançohet më shpejt nga sa e prisnim…

Mesa duket puna për të prodhuar filma dhe seriale të rinj pas periudhës së mbylljes totale nga pandemia, kohëve të fundit është shtuar. Një nga komeditë më të reja që pritet të lançohet shumë shpejt është “Love Hard”. Një film i cili përveçse i përket zhanrit të komedisë i përket edhe atij të romancës. Lajmin për lançimin e këtij filmi e ka bërë po vetë gjigandi “Netflix”.

Filmi i ri i do të jetë i domosdoshëm për t’u parë këtë sezon festash për adhuruesit dhe të apasionuarit pas romancës dhe komedisë. Ajo çfarë e bën të veçantë filmin “Love Hard” është se, pjesë e kastit do të jetë edhe aktorja e njohur dhe shumë e dashur sidomos nga të rinjtë, Nina Dobrev në rolin e Natalie-s, një vajzë që mendon se është përputhur dhe ka gjetur burrin e përsosur nëpërmjet një aplikacioni takimesh ose më saktë ‘dating app’. Për Dobrev personi perfekt është Jimmy O ‘Yang në rolin e Josh-it, i menduar si burri i përsosur për Natalie, por gjithçka nuk është ashtu siç duket.

Në trailer shihet Natalie, e cila vendos të udhëtojë në të gjithë vendin për t’u takuar me njeriun e saj të përsosur që i ka dërguar mesazhe. E mesa duket Josh nuk kishte fatin më të mirë sepse ai thjesht kishte vendosur që në këtë aplikacion të përdorte një profil tjetër ku edhe kishte vendosur foton e dikujt tjetër.

Love Hard Netflix Release Date: The Upcoming Rom-Com! - OtakuKart

Hernan Jimenez është drejtori dhe regjisori i këtij projekti. Krahas Dobrev, e cila është e njohur për rolin e saj në serialin ‘The Vampire Diaries’ dhe Yang ka edhe disa emra të tjerë të njohur të përfshirë në film, si Harry Shum Jr. James Satio, Heather McMahan, Mikaela Hoover dhe Rebecca Staab. ‘Love Hard’ do të dalë në transmetim nga ‘Netflix’ më datë 5 nëntor të këtij viti. Krahas këtij filmi ‘Netflix’ do të lançojë gjithashtu 28 projekte të tjera për sezonin e festave.