Celebrities Gossip Music

Ja ç’mendon Alban Skënderaj për këngën e re të Capital T…

Capital T ka publikuar këngën e tij më të fundit “RRUSHE” tri ditë më parë, e cila ka marrë plot 769 mijë klikime. Artisti ka sjellë versionin e tij të këngës “E Duam Lumturinë” të Parashqevi Simakut dhe duket se ky projekt është pëlqyer jashtë mase nga fansat.

Veç tyre, një tjetër personazh që e ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë këngën e artistit, duket se është Alban Skënderaj. Albani ka postuar këngën e Capital T në InstaStory me një mesazh tepër emocionues.

Ndoshta projekti yt më i bukur deri tani Trimi. Perfekt!

Kujtojmë, se dyshja ka bashkëpunuar më parë në këngën “Një Ëndërr”, një projekt që i ka rezistuar viteve. Me sa duket, dy artistët  vazhdojnë ta përkrahin njëri-tjetrin në projektet muzikore përkatëse. E vetmja gjë që ngelet, është të presim një tjëtër bashkëpunim mes tyre.