Celebrities Gossip Showbiz

Ja dhurata e kushtueshme që Dafina Zeqiri i dhuroi Dj Geek për ditëlindje!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë. E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte. E jo vetëm ato romantike me dedikime plot dashuri për njëri-tjetrin, por herë pas here dhe disa shumë ‘funny’.

Ditën e djeshme Dj Geek festoi ditëlindjen e tij dhe sigurisht që përveç urimit të veçantë Dafina ka pasur edhe një dhuratë për partnerin e saj të zemrës. Të dy kanë postuar në Instastory një video teksa Dafina i varur në qafë një varëse, e cila duket mjaft e kushtueshme dhe më pas çifti i kanë dhuruar një puthje njëri-tjetrit.

Së fundmi, Dafina ka lajmëruar fansat përmes një postimi në “Twitter” se i duhet të bëjë një pushim nga koncertet e saj. Këngëtarja u shpreh se i duhet të kujdeset për shëndetin pasi trupi i saj nuk mundet të përballojë më lodhje dhe ka nevojë për pushim të menjëhershëm.