Tech

Ja disa detaje lidhur me lançimin e iPhone 13…

Modeli i ri i iPhone 13 dhe ndoshta pajisjet e tjera teknologjike të reja, do të zbulohen brenda pak ditësh, më datë 14 Shtator, në eventin “California Streaming” dhe më shumë detaje zyrtare nuk dihen ende. Edhe pse u vonuan me prezantimin e modelit vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Apple i është kthyer traditës dhe do të prezantojë risitë e saj në mes të shtatorit.

Vëmendja më e madhe dhe ajo që të gjithë përdoruesit presin është iPhone 13, për të cilin në të kaluarën janë publikuar shumë detaje. Njëra prej tyre është se do të jetë në gjendje të bëjë thirrje satelitore, ndërsa në njërën nga seritë gjithashtu përmend karikimi i shpejtë, përmirësimet në teknologjinë 5G dhe ruajtjen e memories deri në 1 terabajt.

Sidoqoftë, ende nuk ka asnjë informacion konfidencial dhe gjithçka mbetet është të presim deri në çastin e lançimit. Ata që i njohin mirë eventet e Apple presin që iPhone 13 i ri si dhe modeli i mëparshëm të prezantohen në katër versione, mini, standard, Pro dhe Pro Max dhe me një ritëm të rifreskimit të ekranit prej 120Hz. Apple Watch dhe AirPods të rinj priten të zbulohen për publikun më 14 Shtator.

Sigurisht, si kompanitë e tjera, këtë vit Apple vendosi të prezantojë pajisjet përmes platformave dixhitale në përputhje me rregullat lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe transmetimi do të jetë i mundur të ndiqet përmes Youtube ose shërbimit të transmetimit të Apple.

iPhone thuhet se do të përdorë shërbimet e Globalstar, aksionet e të cilës në fillim të këtij viti pësuan rritje të fortë kur Qualcomm njoftoi se çipi i tij i ardhshëm X65 do të mbështeste teknologjinë e 5G të Globalstar. iPhone-t e ardhshëm të Apple, kanë të ngjarë të quhen “iPhone 13 Line”. Produkte të tjera të reja të Apple që mendohet se janë në punë e sipër për t’u nxjerrë në treg përshijnë: MacBook Pro-s të reja të pajisura me Apple Silicon, Apple Watches, AirPods dhe iPads.