Ja gjendja e Eno Popit, pas infektimit me COVID-19
Dilema Sociale • 22:22 29/01/2021
Moderatori i njohur, Eno Popi, ka nisur numërimin mbrapsht, normalisht se vetëm ditët e karantinës janë ato që nuk mund të mbarojnë aq shpejt. Kanë kaluar 10 ditë deri më sot, ndërsa Eno u largua për shkak të rezultatit pozitiv të tamponit nga COVID-19. Edhe sot programi “Dilema Sociale” vazhdoi në kushtet e shtëpisë mes sfidës së detyrueshme. Nga komunikimi me kolegët, leximi i librave, filmat dhe deri tek lajmet në televizor apo online, Enos ju desh të ndante me dëgjuesit e radios se sip o kalojnë ditët në karantinë. Sidoqoftë ai është në mbyllje të takimit me COVID-19. Eno nuk lë pa përmendur edhe shqetësimin e tij pasi mori lajmin për doktor Piperon, i cili pas vaksinimit, rezultoi sërish me COVID-19. Duket e habitshme dhe ky fakt vendos në pasiguri një popull të tërë. Kështu që ai, ka hapur menjëherë materialet e kërkimit për të gjetur arsyen se pse ndodh kjo gjë. Sipas ISHP duhen disa javë për trupin që të krijojë imunitet pas vaksinimit. Kjo do të thotë që personi mund të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 pak më përpara ose pas vaksinimit dhe mund të sëmuret. Kjo ndodh sepse vaksina nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje, por jo sepse është vaksina ajo që ka shkaktuar infeksionin. Ndonjëherë procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma, si psh: temperaturë. Këto simptoma janë normale dhe tregojnë se trupi po krijon imunitet. Ndërkaq, sikur të mos mjaftonte infektimi i vetë Enos, edhe babai i tij i moshuar rezulton me COVID-19. Për shkak se babai i tij është në një moshë delikate dhe e gjithë vëmendja shkon tek ai që ta kalojë sa më shpejt dhe më lehtë. Sonte, Eno zbuloi pak nga ditari i tij i karantinës, fatmirësisht ndodhet mirë me shëndet, janë vetëm dilemat e mëndjes ato që e shqetësojnë. Gjatë programit të sotshëm, Eno Popi pati një bisedë në telefon me kolegun, Isli Islami, i cili para dy javësh rezultoi pozitiv. Gjithashtu më pas biseda vazhdoi edhe me moderatoren Ori Nebijaj, e infektuar me COVID-19. Këto biseda ishin një reflektim dhe shkëmbim eksperiencash gjatë kohës në karantinë. Eno na ka nisur edhe një foto live gjatë regjistrimit të programit “Dilema Siciale” nga shtëpia.  
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021