Celebrities Music Showbiz

Njihuni me hitet që Ledri Vula do të performojë në “A Live Night”!

Ledri Vula është artisti që pritet të performojë dhe të rrëfehet këtë të shtunë në spektaklin më të dashur “A Live Night”. Një emision që na ka mbajtur gozhduar para ekranit, na ka bërë të njohim një tjetër anë të artistëve tanë të dashur dhe të dëgjojmë hitet e tyre më në zë. E deri tani nuk jemi zhgënjyer aspak me përzgjedhjen e tyre.

Ledri Vula do të jetë pjesë e “A Live Night” për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është vetë babai i një vogëlusheje. Ne po ju zbulojmë ndërkohë disa nga hitet që Ledri do të sjellë për ju të shtunën…

1. Si baba

2. Kings

3. 100 Probleme

4. Piano Rap

5. 10/10