Auto & Moto

Ja kur do të debutojë makina e re e Volkswagen!

Volkswagen do të ofrojë një paraqitje të shkurtër të automjetit të tij të ardhshëm tërësisht elektrik më 4 janar. Sipas mediave të huaja, automjeti do të debutojë në Panairin e javës së ardhshme në Las Vegas. Ai pritet të jetë versioni i prodhimit të sedanit elektrik ID.7 që u parashikua nga koncepti ID.Aero në qershor.

Si sedani i parë elektrik global i markës, ID.7 do të shitet në Kinë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Ai do të veprojë si një zëvendësues elektrik për sedanin Passat. Volkswagen thotë se sedani elektrik do të jetë pesë metra i gjatë, duke e bërë atë më të madh se Passat dhe Arteon aktual. Rikujtojmë, se Volkswagen do të investojë 460 milionë euro deri në fillim të vitit 2025 në fabrikën e tij në Wolfsburg, me shumicën e fondeve që do të shpenzohen për prodhimin e modelit elektrik ID.3.

Pasi të fillojë prodhimi i plotë i makinës kompakte, i cili pritet deri në vitin 2025, një model shtesë plotësisht elektrik në segmentin SUV do të prodhohet në Wolfsburg në platformën MEB, një platformë vetëm elektrike e përdorur që nga viti 2019. Ndërkaq, Oliver Blume, drejtori ekzekutiv i Porsche, tanimë edhe drejtori i ri ekzekutiv i Volkswagen, pasi Herbert Diess u largua nga ky post, ka paralajmëruar se dëshiron të ruaj ritmin e kësaj kompani, pra atë drejt elektrifikimit.

Drejtori i ri i VW ka vënë re se ky prodhues i makinave do të duhej të gjej ritmin e duhur, ku të jetë lider në fushën e elektrifikimit të makinave. Siç raporton Reuters, Blume gjatë takimit me bordin menaxhues të VW në Lisbonë, ka thënë se dëshiron ta ruaj këtë ritëm dhe ta rrisë aty ku e sheh se ka rënë.