Celebrities Music

Ja kush arriti ta zotëronte shfaqjen në ‘Global Citizen Live 2021’!

Herën e fundit që një mega-koncert u zhvillua në një Nju Jork pas pandemisë mesa duket u ndërpre nga uragani Henri. Reshjet e shiut e detyruan eventin e madh që të anulohej, para se Bruce Springsteen dhe Paul Simon të mund të performonin.

Një muaj më vonë, nuk pati një dramë të tillë për ‘Global Citizen Live’ i cili është i vetmi festival 24-orësh që transmetohet në të gjashtë kontinentet. Por përpos performancës së këngëtarëve të njohur dhe shumë të dashur nga publiku si Billie Eilish, Coldplay dhe Lizzo ishte Jennifer Lopez ajo që arriti të zotëronte të gjithë shfaqjen dhe të elektrizonte skenën me performancën e saj.

Lopez solli një përzierje shumë të veçantë që përfshinte hitet e saj “If You had My Love” dhe “Love Don’t Cost a Thing ” pastaj ajo solli një ri-krijim sfidues për moshën e saj me koreografinë e stilit “Flashdance” nga videoja e saj “I’m Glad”.

Ishte vetëm një nga pikat kryesore të një koncerti shtatë-orësh që edhe pse disi i ngadalësuar nga folësit që shfaqeshin midis secilës performancë. Kjo ngjyarje bëri bashkë shumë të njohur jo vetëm nga bota e muzikës por edhe nga bota e politikës, bota e filmit edhe shumë të tjerë.

Misioni Global Citizen Live për të bashkuar botën për të mbrojtur planetin dhe mposhtur varfërinë filloi me artistë, aktivistë dhe avokatë nga e gjithë bota që bëjnë thirrje për ndryshim. BTS, Lorde, Femi Kuti dhe Alok iu bashkuan thirrjes, duke transmetuar nga vende të largëta, vlen për t’u theksuarse edhe  Fugees u ribashkua për të performuar për herë të parë në 15 vjet.

Përpara një publiku i cili ishte tërësisht duke zbatuar masat e rrepta kundër COVID-19 dhe duke qëndruar të gjthë të maskuar disa nga yjet e shfaqjes si Elton John dhe Doja Cat dhanë mesazhe uniteti, duke theksuar rëndësinë e veprimit klimatik. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit ku u bënë bashkë të gjithë në mbrojtje të kauzave të rëndësishme.