Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ka diçka që po e mërzit Lei Krajën në Tiranë dhe kjo gjë po shtohet çdo ditë…

Ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga femrat më të komentuara në mediat rozë, veçanërisht për bukurinë e saj.

Bëhet fjalë për prezantuesen dhe modelen nga Shqipëria, Lei Kraja, e cila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Top Albania Radio.

Në një intervistë për programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Lei zbulon shqetësimin e saj më të madh me të cilin nuk është mësuar ende gjatë qëndrimit në Tiranë.

Ajo është kthyer nga Amerika dhe po shijon prej disa kohësh televizionin dhe famën në Shqipëri. E pyetur se si po i duket jetesa në Tiranë, Lei shprehet se e vetmja gjë që e shqetëson këtu është energjia negative që kanë njerëzit:

Në fillim je si turiste, çdo gjë të duket e bukur, çdo person të duket i dashur, nuk më pëlqen energjia negative!

Ndërkohë që moderatorja e pyet nëse e ka hasur këtë gjë shumë shpesh, Lei shton:

Shumë shpesh po e has… në përditshmëri po bëhet një gjë e zakonshme dhe nuk më pëlqen.

Gjithashtu, Lei thekson se nuk pendohet që është rikthyer në Shqipëri, Amerika është aty, por ajo ka ende punë këtu dhe nuk dorëzohet…