Celebrities Gossip Music Showbiz

Ja me cilët artistë do të sjellë bashkëpunim e rradhës Nora Istrefi!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Ka disa muaj që kur Nora ka publikuar këngën e saj të fundit “Ciao” e mesa duket shumë shpejt këngëtarja do të publikoj këngën e saj të re, e cila është një bashkëpunim me Gesko dhe Criket. Këtë na e ka treguar vetë Nora, pasi ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku gjithashtu na ka zbuluar edhe titullin, i cili do të jetë “Me ty”.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish me ‘look-un’ e saj, në fotot e fundit të publikuara në ‘Instagram’ teksa shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjen kurrë. Përveç trupit të tonifikuar dhe tipareve perfekte të saj, edhe stili i Norës është i tejet shumë i veçantë.

Së fundmi me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Një veprim të tillë e ka bërë edhe Nora, e cila ka postuar në Instagram disa foto e veshur me një kostum popullor shqiptar dhe ka shkruar urimin e saj për të gjithë shqipatrët.