Celebrities Gossip Showbiz

Ja me cilët artistë të huaj do të jetë bashkëpunimi i ri i Dafina Zeqirit!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga publikimi i këngës së saj të fundit e duket se shumë shpejt Dafina do të vij me një projekt të ri muzikor. Do të jetë një bashkëpunim, me artistët e huaj Dystinct dhe Ricky Rich,  i cili do të publikohet këtë të premte dhe do të titullohet “Ku je ti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DYSTINCT (@dystinct1)

Teksa vetëm pak javë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artisten më të re në treg, Yanina duket se ky sezon veror do të jetë plot surpriza të tjera nga ana e saj. Kështu të paktën na lë të mendojmë një Instastory i postuar disa orë më parë.

Me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas Dafi ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se një tjetër duet po punohet nga ana e dyshes për tëna surprizuar.