Celebrities Gossip Showbiz

Ja një nga dhuratat simbolike që ‘gocat e Borës’ i bënë prezantueses!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Para pak ditësh moderatorja festoi ditëlindjen e saj. Dhe me këtë rast kaq të veçantë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.

Ditën e djeshme ajo është kthyer nga pushimet dhe mund të themi me plot gojë se dita e parë e punës pas pushimeve për të ka qenë më e veçantë që kemi parë ndonjëherë dhe kjo falë ndjekëseve të prezantueses ose siç i quan ajo ‘Gocat e Borës’. Vajzat me rastin e ditëlindjes së saj e kanë surprizuar me një buqetë të madhe me lule, pafund dhurata të paketuara dhe një kartolinë.

Vetëm pak më parë, bukuroshja na tregoi dhuratën shumë simbolike që ka marrë prej ndjekëseve të saj dhe janë një palë vathë në formën e një blete si inicialet e saj. Epo, Bora duket një yll i vërtetë me to!

Në udhëtimin më të fundit Bora së bashku me partnerin e saj, Donaldin nuk na i kanë kursyer postimet sa romantike aq edhe ‘funny’.