Celebrities Gossip Showbiz

Ja paska vlejtur pritja! Arilena Ara tregon se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë

Arilena Ara nuk ka qenë shumë aktive me prodhime të reja muzikore kohët e fundit, megjithatë me një postim në Instagram tregoi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” do të na sjellë një album. Arilena na ka zbuluar disa detaje nga albumi që pritet të lançojë së shpejti.

Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje.

Mesa duket, ky album për Arilenën është shumë i veçantë, pasi këngëtarja ka shprehur një pjesë të saj, duke na shtuar kështu akoma dhe më shumë kuriozitetin.

Kënga e fundit e publikuar nga Arilena ishte “A i sheh” në bashkëpunim me Alban Skënderaj, e cila ka mbi 10 milion klikime. Një sukses që pritej nga dy këngëtarë si ta.

Teksa, kujtojmë se Arilena u njoh dhe ndërkombëtarisht preh këngës së saj “Nëntori”, e cila u bë një hit i menjëhershëm, aq sa këngëtarja bukuroshe realizoi dhe versionin anglisht të tij.