Botë e Çuditshme Love & Sex

Ja përse fraza “respektoni të moshuarit” mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj…

Koncepti “respektoni moshat e treta” vjen nga një kohë kur përvojat më të suksesshme të jetës së brezave të vjetër duhej të respektoheshin nga të rinjtë. Gjithmonë, prindërit e kanë përsëritur këtë frazë për t’i bërë fëmijët e tyre të sillen mirë dhe me respekt për të moshuarit.

Në disa vende, një respekt i tillë për të moshuarit diktohet nga ligji. Por, çfarë fshuhet pas kësaj fraze të thjeshtë “Respektoni moshat e treta”? Njihuni me disa zbulime të papritura:

1.Nocioni inkurajon imitimin e respektit.

“Për ta mësuar fëmijën tuaj të trajtojë të tjerët me dinjitet, duhet gjithashtu t’i trajtoni ta në të njëjtën mënyrë”,- thonë psikologët. Kur prindërit insistojnë që fëmijët e tyre duhet t’i respektojnë automatikisht të moshuarit, pa treguar një shembull të duhur, kjo mund të çojë në frikësimin e fëmijës.

Ata do të veprojnë me respekt, sepse nuk dyshojnë në mendimin e prindërve të tyre: “Nëse mamaja tha kështu, kjo është e vërtetë”. Më vonë, kur të rriten, ata nuk do të jenë në gjendje të analizojnë sjelljen e njerëzve të tjerë ose të vendosin nëse ata e meritojnë respektin e tyre personal apo jo.

2.Kjo bën që fëmijët të injorojnë rrezikun.

Besimi se duhet të “respektoni të moshuarit” mund të bëjë që fëmijët të injorojnë rregullin “mos flisni me të huaj”. Si të rritur, ne gjithashtu ndihemi më pak të prirur për të vënë në dyshim fjalët e një të moshuari. E drejta juaj është që të pyesni se çfarë po ju thotë dikush, edhe nëse ata janë më të vjetër se ne.

 

3.Kjo mund t’u japë atyre përparësi të rreme.

Të gjithë njerëzit meritojnë dashuri dhe të trajtohen me dinjitet. Ne thjesht mund të dëshirojmë t’i mësojmë fëmijët që meritojnë respekt ose jo. Psikologët këshillojnë të shikoni më thellë për të kuptuar se kush duhet të marrë respektin tuaj. Një person që na ndihmon ose na e bën jetën më të mirë duhet të respektohet dhe nuk ka të bëjë me moshën. Nëse një person është i moshuar por nuk ju respekton, nuk keni përse e bëni edhe ju!

4.Kërkesa e respektit zvogëlon dinjitetin e fëmijës.

Nëse ne kërkojmë respekt nga fëmijët si parazgjedhje, kjo do të thotë që ne duam të jemi superiorë mbi ta dhe të zvogëlojmë vlerën e tyre. Një nënë, në blogun e saj, shprehu idenë se ajo kurrë nuk do të kërkonte respekt si parazgjedhje por ajo kishte tendencë të kërkonte respekt nga fëmija i saj. Ajo e kuptoi që respekti nuk është një hierarki dhe nuk ka asnjë qenie njerëzore që meriton të respektohet më shumë se të tjerët.

Ndërkaq, ne ju rikujtojmë se gruaja më e vjetër që u bë nënë lindi në moshën 74-vjeçe. Studimet kanë zbuluar se mosha mesatare për prindërit për herë të parë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Ndërsa vonesa e lindjes i është atribuar gatishmërisë financiare dhe dëshirës për rritje në karrierë, ekspertët zbuluan se koeficienti i inteligjencës së fëmijës mund të ndikohet nëse nëna ose babai janë më të pjekur në moshë.