Sport

Ja përse Rooney mendon se Ronaldo nuk do të bashkohet kurrë me Manchester City!

Wayne Rooney ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të guxonte të bashkohej me Manchester City këtë afat kalimtar dhe të ‘largohej’ nga trashëgimia e tij nga Manchester United, megjithëse raportet e fundit sugjerojnë se një lëvizje e tillë është e mundur të ndodh shumë shpejtë. Rooney, vetë një legjendë e United, fitoi tre tituj të Premiere Ligue së bashku me Ronaldon në dekadën para ngritjes së Manchester City-t në krye të futbollit anglez.

Dhe si dikush që e njeh mirë Ronaldon, Rooney nuk mund ta shohë që sulmuesi i Juventusit të bashkohet me rivalët lokal. Sidoqoftë, Ronaldo thuhet se është i pakënaqur në Juventus dhe i interesuar për një ndryshim. Dhe Manchester City është një nga klubet e pakta që mund të përballojë pagën e tij.

Mendoj se Cristiano ka një trashëgimi shumë të mirë në Manchester United dhe e di se sa krenar është si lojtar dhe person. Unë nuk mund ta shoh atë të bashkohet me Manchester City-n, por kështu është futbolli që ju kurrë nuk e dini çfarë të prisni. Ka pasur disa që e kanë bërë këtë, por askush në nivelin e Cristianos. Natyrisht Peter Schmeichel dhe Andy Cole, por unë thjesht nuk mund ta shoh si një opsion të vërtetë. Sigurisht, financiarisht ai nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Mendoj se ka më shumë të ngjarë që të shkojë te PSG.

Rikujtojmë se, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo u largua paraprakisht nga stërvitja e mëngjesit të sotëm për shkak të një problemi me krahun e tij, por kjo nuk i ka ndaluar mediat të spekulojnë rreth largimit nga klubi italian. ‘Bianconerët’ u stërvitën para tifozëve të tyre në fushën e Continassa këtë mëngjes.