Gossip Ndryshe

Ja pse Elma Doresi nuk dëshiron të martohet me një aktor apo regjizor!

Ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit, ishte e ftuar në një lidhje telefonike regjizorja e talentuar Elma Doresi. Në një bisedë me mjaft nota humoristike, ndër të tjera, Elma rrëfeu edhe mendimet e saj për martesën.

E pyetur rreth idesë që Elma ka për martesën, regjizorja u përgjigj me nota komike.

Çfarë mendoj unë për martesën? Tani, unë jam beqare…

Ndërkohë, a do të dëshironte ajo të martohej me një regjizor apo aktor? Elma duket se nuk është tepër e entuziasmuar me idenë e një martese mes dy personave që ushtrojnë të njejtin profesion.

Po do të ishim dy veta në qarkullim… Do të ishte pak e vështirë…

Gjithashtu, regjizorja foli edhe për karrierën e saj. Lidhur me shfaqjet, Elma veçon “Zbutja e Kryeneçes”, e cila është shumë e dashur për të. Ndërkohë, ajo tregoi se ishte në përgatitje për një tjetër vepër dhe shpreson se në gusht, do të jetë gati për t’u shfaqur.